LajmeSport

Largohet nga MLS pa lënë gjurmë por si i pasur, sulmuesi kuqezi drejt rikthimit në Europë

Të reja të rëndësishme për Giacomo Vrionin. Sulmuesi kuqezi, pas përvojës 4-vjeçare në MLS, fillimisht me Neë England Revolution dhe më pas me Montreal, është gati të rikthehet në Europë.

I vetmi aspekt pozitiv i aventurës amerikane është fakti se lojtari ka përfituar jo pak por 7,5 milionë dollar. Paraqitjet në vitet e fundit nuk kanë qënë të një niveli të kënaqshëm, çka ka bërë që interesi për të, të jetë i ulët.

Gjithsesi, për Vrionin ka sinjale nga Serie B, me  27-vjeçarin që ndiqet nga Reggiana dhe Cesena. Ai e njeh mirë kampionatin italian, pasi ka luajtur më parë për Venezia, Cittadella dhe Juve U23.

Related Articles

Back to top button
Close
Close