LajmeMaqedoniTopLajm

Largimi i Grubit, Osmani: Më pëlqen që Ali Ahmeti tani ka ekuidistancë me njerëzit rreth tij

Pas largimit të Grubit, Bujar Osmani tha se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka krijuar një ekudistancë me njerëzit rreth tij, që siç thotë, është me e shëndetshme për partinë. Osmani tha se, Ali Ahmeit tani komunikon me të gjithë njësoj.

“Më pëlqen që tash ka një ekuidistancë të Ali Ahmetit me njerëzit për rreth dhe mendoj se është më e shëndetshme. Ekuidistancë në kuptim, largësi e njëjtë me të gjithë dhe jo afërsi asimetrike me dikë më tepër, me dikë më pak se pse ajo gjithmonë ka krijuar edhe xhelozi edhe ndjenjë përjashtimi. Kujtoj se kohën e fundit kryetari Ahmeti komunikon me të gjithë, asgjë më tepër me mu se sa me sekretarin, nënkryetarët e tjerë dhe kjo është e shëndetshme për partinë”, tha Bujar Osmani në Daily Click.

Related Articles

Back to top button
Close
Close