LajmeRajon

Lansohet sistemi i hallkave për mbikëqyrje elektronike, Kurti: Do të reduktohet jashtëzakonisht shumë dhuna në familje

Është bërë lansimi i hallkave për mbikëqyrje elektronike.

Kryeministri Albin Kurti, vlerëson se me gjurmuesit në dorën apo këmbën e dhunuesit, do të reduktohet jashtëzakonisht shumë dhuna në familje.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, deklaroi se ky projekt është i rëndësishëm për mbrojtjen e jetës se grave dhe vajzave, raporton Kosova Press, transmeton Klankosova.tv.

E ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, theksoi se këto pajisje të shfrytëzohen edhe për raste tjera të veprave penale por sipas tij fokusi është tek parandalimi i dhunës ne familje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se kanë përgatitur ekipe për zbatimin e këtij sistemi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close