Presidenti amerikan Donald Trump mbajti fjalimin e tij të lamtumirës përpara se të lërë postin, duke thënë se “ne bëmë atë për të cilën erdhëm, dhe shumë më tepër së aq”.
Presidenti në largim e bëri të qartë se nuk do të takohej me Biden përpara inaugurimit. Në vend të kësaj, ka planifikuar një udhëtim drejt Floridas ku dhe do të banojë për përfundimit të mandatit në krye të Shtëpisë së Bardhë. Në javën e tij të fundit në detyrë, Trump u ngujua në Shtëpinë e Bardhë, i zemëruar pas protestës së dhunshme nga mbështetësit e tij në Kapitol që la pesë persona të vdekur, përfshirë një oficer të Policisë së Kapitolit. Dhuna, e cila pasoi një tubim në të cilin Trump përsëriti akuzat e pavërtetuara për manipulim të zgjedhjeve, ka lënë në hije çdo përpjekje për të nënvizuar trashëgiminë e presidentit në ditët e tij të fundit në detyrë. Në fjalimin e regjistruar më parë, Presidenti republikan përpoq të nxirrte në pah aspektet e presidencës së tij me të cilat ai ishte krenar. Ai vuri në dukje marrëveshjet e paqes në Lindjen e Mesme, të ndërmjetësuara nga administrata e tij dhe lavdëroi agjendën e tij të politikës së jashtme.“Ne ringjallëm aleancat tona dhe bashkuam kombet e botës për t’i bërë ballë Kinës si kurrë më pare.Unë jam veçanërisht krenar që jam presidenti i parë në dekada që nuk ka filluar asnjë luftë të re”.
Sakaq e përmendi sërish dhunën në Kongres duke e dënuar ashpër. “Të gjithë amerikanët u tmerruan nga sulmi ndaj Kapitolit tonë. Dhuna politike është një sulm ndaj gjithçkaje që ne si amerikanë e vlerësojmë. Nuk mund ta tolerojmë kurrë dhunën, ishte komenti i Trump.
Top Channel