
Në kuadër të bisedimeve mes VLEN-it dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski burime për Top24 bëjnë të ditur se ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi do të vazhdoj të jetë ministër i Ekonomisë edhe pas rifreskimit të qeverisë, shkruan Top24
“Po Besar Durmishi do të vazhdoj të jetë ministërm pasi vetë performanca e tij ka dëshmuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tij si me menaxhimin e çmimeve ashtu dhe lehtësimin ndaj qytetarëve. Ku ka sukses nuk ka nevoj për ndërhyrje” thonë për Top24 burime nga VLEN.



