LajmeRajon

Lajmërohet sërish Hysen Durmishi: Grupet e organizuara kriminale nuk na ndalin

Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar sërish pas kërkesave për dorëheqjen e tij, raporton Gazeta Blic.

Sipas fjalëve të shkruara nga vetë ai, Durmishi duket se nuk e ka në plan dorëheqjen nga pozita e zv.ministrit.

Madje, personat të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij, i quan si “grupe të organizuara kriminale nuk na ndalin”.

Shkrimi i plotë:

Grupet e organizuara kriminale nuk na ndalin

Mision e kemi që sa më parë të përfundohen projektet që janë zvarritur me vite të tëra.

Sot po asfaltohet shtresa e parë në projektin “Ndërtimi i rrugës nacionale N25, segmenti Besi – Podujevë, Llot 4”.

Për qytetarët dhe vetëm për ta, pavarësisht pengesave, sabotazhave e përpjekjeve të grupeve të organizuara kriminale që të na pengojnë.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close