LajmeRajon

Lajçak vendos afat për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kriza e fundit e barrikadave në veri të Kosovës krijoi garanci se forcat e sigurisë së Kosovës nuk do të hyjnë më në zonat e banuara nga serbët.

“Për herë të parë kemi garanci se ata nuk mund të shkojnë në veri, jo vetëm pa pëlqimin e NATO-s, por as pa pëlqimin e serbëve vendas dhe të Serbisë. Këtë nuk e kemi pasur kurrë deri më sot”.

Edhe pas kësaj situate, Vuçiç sjell në kujtesë qëndrimin tashmë të qartë se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Sigurisht serbët duan të dinë se po jetojnë në Serbi dhe jo në një shtet tjetër. Fuqitë perëndimore nuk na e konfirmojnë këtë. Duan nga ne që të pranojmë se serbët e Kosovës jetojnë në një shtet tjetër, por këtë konfirmim nuk do e marrin kurrë. Kjo është një betejë”.

Ndërsa përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak e konsideron 2023-shin si vit vendimtar për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në këtë moment kemi një pozitë shumë të favorshme. Kemi vëmendjen e lidershipit të SHBA dhe BE, të cilët kanë aktualisht një bashkëpunim shembullor. Kjo është dritareje e vërtetë e mundësive”.

Përfaqësuesi i Brukselit thotë se nëse dështon arritja e një zgjidhjeje deri në fillim të 2024-ës, gjithçka duhet të nisë nga e para dhe nuk do të flitet më për afate.Klan

Related Articles

Back to top button
Close
Close