
Emisari special BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takimin e nivelit të lartë të dialogut, që do të mbahet më 2 maj, do të jetë i rëndësishëm për zbatimin e ‘Marrëveshjes dhe Aneksit të saj’.
Ai përmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur çështjet që do të trajtohen në atë takim, ku mes tjerash nga ekipi drejtues do të trajtohen miratimin zyrtar të Deklaratës për Personat e Zhdukur, paraqitjen e draftit të parë të Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, si dhe çështjet e ngutshme aktuale.
“Prandaj presim që të dyja Palët të vijnë në Bruksel të përgatitura mirë dhe plotësisht të përkushtuara për fazën e zbatimit”, ka shkruar mes tjerash Lajçak në Facebook.



