LajmeRajon

Lahi Brahimaj falënderon qytetarët e Klinës për mbështetjen madhështore ndaj koalicionit për ‘Kosovën Fituese’

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në listën për ‘Kosovën Fituese’, Lahi Brahimaj ka thënë se Klina meriton më mirë në një tubim elektoral të mbajtur sot (e shtune) në këtë qytet me mijëra qytetarë të kësaj ane.

Brahimaj është shprehur se në këtë tubim kishte entuziazëm e plotë energji për një Kosovë Fituese.

‘’Në një atmosferë entuziaste dhe plot energji, bashkë me mijëra qytetarë të Klinës dhe rrethinës, ndamë vizionin tonë për një Kosovë Fituese’’.

Kandidati për deputet me numrin 90, Lahi Brahimaj tutje është shprehur se koalicioni AAK-NISMA kanë plan konkret për zhvillim dhe investime strategjike, plan ky që do të ju lehtësoj dhe mundësoj qytetarëve një jetë më të mirë.

‘’Klina meriton më shumë. Me planin tonë konkret për zhvillim dhe investime strategjike, do të sigurojmë që çdo familje klinase të ketë mundësi për një jetë më të mirë. Anëtarësimi i drejtpërdrejtë në NATO përmes Planit Aksional është garanci për sigurinë dhe prosperitetin që meritojnë qytetarët tanë’’.

Për fund Brahimaj  ka falënderuar qytetarët e Klinës për besimin dhe mbështetjen për koalicionin e tyre.

’’Faleminderit Klinë për besimin dhe mbështetjen e pakursyer’’, ka shkruar Lahi Brahimaj në Facebook.

137 Për Kosovën Fituese

1 Ramush Haradinaj

90 Lahi Brahimaj

Related Articles

Back to top button
Close
Close