BotaLajmeTopLajm

Ky është Bucha ukrainas një vit më parë dhe tani

Në rrjetet sociale janë shfaqur dy foto që tregojnë të njëjtin vend në Bucha, por në dy kohë të ndryshme.

Njëra foto është bërë pas tërheqjes së ushtrisë ruse në prill 2022 dhe tjetra në maj 2023, rreth një vit më vonë, pas rindërtimit.

Fotografia e parë tregon tanke të djegura dhe të braktisura dhe periferitë e shkatërruara të Kievit, dhe e dyta tregon një rrugë të restauruar pa tanke. Të dyja fotot tregojnë të njëjtën rrugë – Vokzalna. Gjatë pushtimit të qytetit, rusët ishin më së shumti të përqendruar rreth kryqëzimit të rrugëve Vokzalna dhe Jablunska, shkruan Snopes.

Pikërisht këtu, sipas një hetimi të New York Times, parashutistët rusë nga Brigada e Sulmimit Ajror 234 kryen disa nga mizoritë më të këqija në ditët e para të pushtimit të Ukrainës. Forcat ukrainase rimorën Buçën më 31 mars. Pas tërheqjes ruse, trupat e civilëve të ekzekutuar mund të shiheshin në imazhet satelitore në kryqëzimin e rrugëve Yablunska dhe Vozkalna.

Related Articles

Back to top button
Close
Close