LajmeMaqedoniTopLajm

Kuvendi sot do të vendos nëse Adem Çuçuli do të jetë kryetar i Antikorrupsionit

Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën plenare të 72-të. Në rend dite janë disa propozim-vendime, mes të cilave edhe ai për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Për kryetar të Antikorrupsionit është propozuar sekretari i përgjithshëm aktual i komisionit, Adem Çuçuli.

Në rendin e propozuar të ditës janë edhe dy propozimet për formimin e një Komisioni Hetimor për përcaktimin e rrethanave në veprimin e institucioneve lidhur me tragjeditë dhe aksidentet në Republikën e Maqedonisë së Veriut: njëri i propozuar nga shumica qeverisëse për tragjeditë në Koçani, Spitalin Modular, “Durmo Tours” dhe Laskarcë; dhe tjetri, propozim-vendim për formimin e Komisionit Hetimor për ngjarjen tragjike në Koçani në mars 2025, i propozuar nga Levica, LSDM dhe BDI, përcjell Top24

Në këtë seancë, në rend dite janë edhe propozimi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Veprimtarinë Shkencore-Kërkimore, zgjedhja e një anëtari të Këshillit Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Veprimtarinë Shkencore-Kërkimore, propozim-vendimi për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe propozim-vendimi për shpalljen e konkursit publik për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik.

Deputetët duhet të deklarohen edhe për propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes midis Qeverisë së Republikës së Francës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut; për propozim-ligjin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Komuniteteve që janë më pak se 20% e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut; për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale; për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Tatimin e Vlerës së Shtuar; si dhe për propozim-ligjin për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi bazë të detyrimeve publike në investim të përhershëm në Ndërmarrjen Publike për Administrimin e Objekteve Sportive në pronësi të Republikës së Maqedonisë – Shkup, të gjitha në lexim të dytë.

Në rend dite janë edhe: Propozimi i programës afatmesme për formimin, ruajtjen, rifreskimin dhe përdorimin e rezervave të mallrave për periudhën 2026–2030 dhe propozim-ligji për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, me procedurë të përshpejtuar.

Me procedurë të shkurtuar propozohet të miratohen: ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërtim, ligji për ndryshimin e Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve, ligji për ndryshimin e Ligjit për Arsimin e Mesëm, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Arsimin Fillor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close