LajmeMaqedoniTopLajm

Kuvendi duhet të sjell vendim për zgjedhje të përbërjes së re të KSHZ-së

Deputetët e LSDM-së, BDI-së, Besës dhe Aleancës kanë propozuar të shpallet konkurs i ri për zgjedhje të përbërjes së të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pasi mandati i përbërjes së tanishme skadon për një muaj.

Ky propozim është vendosur në rend dite në seancën e sotshme të 29-të.

Propozimi është dorëzuar nga koordinatorët e grupeve të deputetëve të shumicës (LSDM dhe BDI), si dhe nga Kastriot Rexhepi i Besës dhe Adnan Neziri i Aleancës për Shqiptarët.

Shpallja për përbërjen e re të KSHZ-së do të realizohet sipas rregullave të tanishme të Kodit Zgjedhor, pasi akoma nuk janë bërë ndryshime në të.

Më herët Ministria e Drejtësisë formoi grup pune, i cili punon për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close