
Sot nëndegët e ASH-së në Tetovë kanë dorëzuar emrat e kandidatëve për kryetarë komune nga ASH-ja. Sipas burimeve të portalit TOP24 mbi 80% e nëndegëve kanë dorëzuar kuvendit emrin e afaristit Vullnet Murseli i cili aktualisht është nënkryetar i degës.
Në anketimin e fundit të realizuar nga ASH rreth pyetjes se nëse zgjedhjet mbahen nesër për cilin kandidat të ASH-së do të votonit, Vjollcë Berisha, Vullnet Murseli, Flakron Bexheti dhe Muzafer Etemi, rreth 63% e të anketurave janë shprehur për Vullnet Murselin.
TOP24 ka kontaktuar me Murselin i cili nuk pranoi të konfirmoj as të mohoj kandidaturën e tij “Ju lus mos bëni presion mbi opinionin, të dielën kuvendi do të mer parasyshë gjithëçka, po kalojmë nëpër proces tejet transparent dhe jemi më të unifikuar se kurë, keni durim sepse vendimi i kuvendit të degës është më i drejti” tha Merseli shkurt përmes telefonit.
Ndryshe të dielën mbahet kuvendi i ndegës së ASH-së në Tetovë nga ku edhe do të dihet kandidati i kësaj partie për Tetovën.
Zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 Tetor ndërsa deri tani zyrtarisht janë konfirmuar Sadi Bexheti nga PDSH-ja, Teuta Arifi nga BDI-ja dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa.



