LajmeMaqedoniTopLajm

Kuvend, sot deputetët pritet të votojnë zgjedhjen e ministrave të rinj të MSHIA-së dhe Shëndetësisë

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 143-të, në rend dite të së cilës, mes tjerave është edhe zgjedhja e ministrave të rinj të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Për ministër të ri të Shëndetësisë është propozuar drejtori aktual i Spitalit Klinik në Tetovë, Ilir Demiri, ndërsa ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami.

Kuvendi javën e kaluar me 62 vota “pro” dhe asnjë “kundër” i shkarkoi ministrat e Aleancës për Shqiptarët, Fatmir Mexhitin dhe Azir Aliun. Në votim nuk morën pjesën deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare.

Mexhiti dhe Aliu janë shkarkuar me propozim të kryeministrit teknik Talat Xhaferi, i cili nga foltorja e Kuvendit, duke elaboruar propoziminn për shkarkimin tha se sipas ligjit, nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në përbërje të Qeverisë dhe se ky është shkaku kryesor pse është propozuar shkarkimi i dy ministrave.

“Në përgjithësi nuk bëhet fjalë për profesionalizmin e tyre drejt së silës kam respekt të madh”, tha Xhaferi.

Shkarkimi i dy ministrave pasoi pas përçarjes në Aleancën për Shqiptarët pasi kryetari aktual i partisë Arben Taravari kërkoi mbështetjen e anëtarësimit për koalicion me bllokun opozitar shqiptar në zgjedhjet e ardhshme, me çka nuk pajtohet kryetari i Kuvendit qendror, Ziadin Sela.

Në rendin e ditës të seancës së 143-të të Kuvendit janë disa projektligje me procedurë të shkurtuar, ndër të cilat projektligji për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për urbanistikë, projektligji për Plotësimi i ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen sociale.

Në lexim të parë para deputetëve është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për masat kufizuese.

Related Articles

Back to top button
Close
Close