
Informacione të ndryshme qarkullojnë në publik se me Aleancën për Shqiptarët po bisedohet për koalicionim parazgjedhor, si Lidhja Europiane për Ndryshim – opozita ashtu edhe Bashkimi Demokratik për Integrim – në pushtet.
Por, Bujar Osmani nga BDI në ClickPlus tha se po bisedohet se si do të realizohet interesat e shqiptarëve më mirë, të bashkuar apo të ndarë?
“Unë nuk mendoj se e lusim njëri – tjetrin. Ne bisedojmë për plane, për strategji, për interesa, se si realizohen interesat e shqiptarëve më mirë, bashkë apo të ndarë? Bisedohet por partitë tani kanë organet partiake dhe vendosin. Nuk është çështje e lutjes”, tha Osmani.



