LajmeSport

Kush mund të jetë rivali i mundshëm i Shqipërisë në play-off-in e Kupës së Botës?!

Shqipëria ka bërë historinë në Beograd. Fitorja 0-1 ndaj Serbisë nuk është vetëm një sukses emocional dhe simbolik, por edhe një hap madhor drejt Kupës së Botës 2026.

Sipas faqes së specializuar “Football Meets Data”, kuqezinjtë kanë tani 79% shanse për t’u kualifikuar në fazën e play-off-it të Kampionatit Botërorit – një rritje e ndjeshme pas triumfit të mbrëmshëm.

Nëse ky skenar do të realizohej, llogaritjet statistikore tregojnë se Shqipëria ka 21% mundësi për t’u përballur me Republikën Çeke si rivalin më të mundshëm në raundin e play-offit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close