
Nën masa të repta të sigurisë dhjetra qytetarë kanë bllokuar rreth rrotullimin përball kopshtit zologjik në Shkup në shenjë proteste për 22 vjeçaren, e cila u godit për vdekje në rrugën pranë sallës univerzale.
Bllokimi i rrugës u shfrytëzua për të zhvilliar një debat në të cilën u dhanë disa propozime nga ekspert të fushës së sigurisë për sigurinë në kominikacion.
E njëri nga ekspertët e ftuar në këtë protestë tha se për të qenë komunikacioni i sigurtë, institucionet duhet të investojnë në transportin alternativ, si shembull ai e përmendi transportin me autobusë dhe me tren. Por tregon edhe mangësitë në rrugët e qytetit.
KRSTO MINGOVSKI – KRYETAR I OJQ PËR TRANSPORT
“Siguria e transportit në Shkup, lëshimet dhe gabimet janë të koncentruara kryesisht në rrugët tona. Në një rrugë të qytetit në të cilën lejohet shpejtësi 70/80 km në orë, duhet të hiqen, shtigjet e këmbësorëve, vizëbardhat dhe shtigjet e biçikletave. Duhet të ketë vendosen shenja në të cilat kërkohet ulja e shpejtësisë, duhet të ketë ngushim të korsive. Para 5 ose 6 vitesh ne lejuam që të sillet ligji i cili i lejon edhe fëmijët nga mosha 16 vjeçare të ketë të drejtë ta marrë lejen e vozitjes dhe ta drejtojnë makinën. Ky ndryshim ndikoi negativisht dhe bëri që të rritet numri i personave të cilët që nga mosha 18 vjeçare drejtojnë makinë. Çështja e tretë, mungesa e transportit publik bëri që në çdo shtëpi të ketë së paku, dy ose tre makina.”
Igor Antov nga Forumi i të rinjve që organizuan këtë protestë tha se qëllimi i kësaj proteste është që të jepen zgjidhje adekuate se si qytetet tona të jenë më të sigurtë.
IGOR ANTOV – PËRFAQËSUES I FORUMIT
“Qëllimi i Forumit është që të gjindjen zgjidhje konstruktive se si qytetet tona në të ardhmen por edhe tani të jenë më të sigurtë për jetesë. Duam të besojmë se mund të bëhen reforma sistematike dhe shpresojmë që forumi i sotëm do të ketë kërkesa të qarta të cilat më pastaj do t’ia përçojmë edhe opinionit.”
Kjo nuk është hera e parë që organizohen protesta për vdekjen e Frosinës 22 vjeçare. Një e tillë është paralajmëruar edhe për të dielën e ardhshme që sipas raportimeve dhe njoftimeve do të mbahet në ora 17:00.



