BotaTopLajm

Kurz: Bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë të fillojnë sa më shpejtë

Kancelari austriak, Sabastian Kurz thotë se vendi i tij mbështet rrugën evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe se do të angazhohen për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas tij, qëllimi strategjik i Austrisë është çuarja e vendit në BE sa më shpejt që është e mundur.

Ai në intervistë për magazinën serbe “KorD”, shprehu keqardhje që Maqedonia e Veriut si “kandidate e pranuar” ende nuk ka hapur bisedimet për aderim me BE-në.

Ai gjithashtu ceku se Austria mbetet shtet mik i Ballkanit Perëndimor edhe në kohën e krizës dhe se mbështetja në rajon në luftën kundër pandemisë është prioriteti parësor.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close