LajmeRajon

Kurtit do t’i kontrollohet plotësisht pasuria nga AKK: Cila pjesë duket problematike?

Kryeministri Albin Kurti do të jetë mes 955 zyrtarëve të shtetit në listën për kontrollimin e plotë të pasurisë së tij. Por, a duket diçka problematike në këtë deklarim pasurie?

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2021, kryeministri Kurti nuk ka deklaruar asnjë pasuri të paluajtshme në emrin e tij derisa e ka deklaruar një pasuri të paluajtshme në emrin e bashkëshortes së tij e që kushton 400 mijë euro.

Kurti ka deklaruar se kjo banesë që ndodhet në Norvegji është 67 metra katrorë, por nuk besohet që AKK-ja do të ketë qasje në matjen e metrave reale të saj.

Kryeministri Kurti nuk ka as veturë personale. Ai në bankën NLB i ka deklaruar vetëm 529 euro e 26 cent, megjithëse rroga e tij për standardin e Kosovës është mjaft e lartë, përcjell Periskopi.

Sidoqoftë, pjesa më problematike e pasurisë është te qiraja e shtëpisë. Menjëherë pasi fitoi zgjedhjet, Kurti u largua nga banesa e tij ku rrinte me qira te Parku i Qytetit për t’u zhvendosur në një shtëpi në lagjen elitare “Taslixhe”. Nuk dihet saktësisht se sa e madhe është shtëpia në fjalë, por besohet se kemi të bëjmë me mbi 300 metra katrorë.

Për këtë shtëpi, Kurti ka deklaruar se do të paguajë vetëm 250 euro për 3 vjet. Shumë qytetarë tjerë e dinë se është e vështirë të gjesh një shtëpi apo banesë me mbi 100 metra katrorë në Prishtinë përatë shumë parash.

Nuk dihet se në çfarë metode Agjencia Kundër Korrupsionit do të verifikojë vërtetësinë e kësaj deklarate apo nëse ka konflikt interesi për çështjen e qirasë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close