LajmeRajonTopLajm

Kurti rreth rëmbimit të policëve: Hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar rreth rëmbimit të policëve të Kosovës nga ana e njësisë speciale serbe para pak orësh në Leposaviq në një rrugë ilegale dhe 300 metra brenda teritorit të Kosovës, shkruan Top24

Kindapimin e policlve kosovarë kryeministri Kurti e cilëson si hakmarje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lun.

Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë.

Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit.

Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.

https://www.facebook.com/100044512086347/posts/pfbid02ZN3yXXbYrEYC2EMeMa4Xd3R3dDFmFFQmaRYnvLK7yGo6b1BW388Ex7GirDnbDvs1l/?mibextid=Nif5oz

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close