LajmeRajonTopLajm

Kurti refuzoi takimin bilateral/ Reagon Rama: Nesër do të jem në Prishtinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nesër do të jetë në Prishtinë, në kuadër të turit ballkanik.

Ai tha për gazetarët shkurtimisht se do të jetë i pranishëm në kryeqytetin kosovar, por nuk dha detaje nëse do të takohet apo jo me Albin Kurtin.

“Jam këtu vetëm për këtë vendim. Sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe turit, do të flas kur është koha për të folur që është; nesër në Prishtinë!”, tha ai.

Kujtojmë se kryeministri kosovar, Albin Kurti deklaroi se do të takohej me homologun e tij vetëm për mbledhjen e përbashkët të qeverive.

“I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, ka thënë Kurti sot në një konferencë për mediat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close