LajmeRajonTopLajm

Kurti pyetet për rastin Kumanova: Populli ynë e ka një fjalë, por s’po ua them

Kryeministri Albin Kurti është pyetur për rastin “Kumanova” dhe të burgosurit shqiptarë atje në seancën e sotme të Kuvendit.

Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha e pyeti Kurtin se “Çfarë qëndrimi mbani rreth rastit të Kumanovës?”.

Ai e pyeti Kurtin nëse është angazhuar ai, ministrja e Drejtësisë apo Presidentja për të krijuar mundësinë që të burgosurit kosovarë në Maqedoninë e Veriut të kthehen dhe ta mbajnë burgun në Kosovë.

Në përgjigje, Kurti tha se kërkesën për këtë duhet ta bëjnë vetë të burgosurit.

“Transferi i tyre bëhet individualisht dhe jo në grup. Po ashtu, procedura e transferimit fillon me kërkesën e personit që është në vuajtje të dënimit. Deri më tani nuk jemi njoftuar zyrtarisht që është bërë një kërkesë e tillë”, tha Kurti.

Ai theksoi se rasti i Kumanovës aktualisht është në Gjykatën Supreme dhe s’ka përfunduar, ndërsa paralajmëroi vizitë nga ana e institucioneve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

“Në takimet e fundit që i kemi pasur ne e kemi ngritur edhe këtë çështje për ta diskutuar”, u shpreh Kurti.

Ai tha se deputeti Berisha po bën “kinse” po brengoset për djemtë e Kumanovës.

“Epitetin e padrejtë, terrorist, e ka thënë kolegia juaj, ndërsa ju, tash kinse po brengoseni tani për djemtë e Kumanovës që mbahen në burg atje. Populli ynë e ka një fjalë të urtë për këtë shprehje e këtë sjellje tuajën, por atë unë juve sot këtu s’po jua them”, tha Kurti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close