LajmeTeknologji

EUROSTAT: INTERNETIN E KANË PËRDORUR 86,4 PËR QIND TË MOSHËS 15 DERI NË 74 VJEÇ

Përdorimi i internetit dhe blerjet onlajn këtë vit janë në rritje, ndërsa interneti bankar është përdorur 104 për qind më shumë se vitin e kaluar në vendin tonë.

Penetrimi i internetit në tremujorin e parë të këtij viti është rritur në 83,7 për qind të përfshirjes së familjeve krahasuar me 79.9 për qind në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këtë vit, në të njëjtën periudhë, internetin e kanë përdorur 86,4 për qind të moshës 15 deri në 74 vjeç, krahasuar me 81,4 për qind vitin e kaluar derisa 87,8 për qind e meshkujve përdornin internetin, krahasuar me 85,1 për qind të femrave. Rreth 80,5 për qind ishin aktivë në internet në baza ditore, dhe sa i përket shpërndarjes gjinore, meshkujt e përdornin internetin më shumë se femrat. Raporti është 82,6 kundrejt 78,4 për qind.

Sipas të dhënave të “Eurostat”, interneti këtë vit është përdorur më së shumti për telefoni, përkatësisht 90,6 për qind, pastaj për monitorim të rrjeteve sociale (85,2 për qind) dhe për shkëmbim mesazhesh përmes “Skype”, “Messenger”, “WhatsApp”, “Viber”… (82, 3 për qind).

Gratë kanë bërë më shumë telefonata se meshkujt, pra raporti është 92,9 kundrejt 88,4 për qind. Gratë e përdornin internetin më shumë vetëm kur kërkonin informacione lidhur me shëndetin, ndërsa në të gjitha rastet e tjera meshkujt përdornin më shumë internetin.

Ashtu si në vitet e kaluara, shumica e njerëzve blenë rroba, duke përfshirë pajisje sportive, dhe për dallim nga më parë, qytetarët më së shumti blejnë nga e-dyqanet vendore (84,4 për qind).

Ka një rritje të konsiderueshme në përdorimin e shërbimeve të internetit në e-bankar. Për dallim nga viti i kaluar kur vetëm 15,2 për qind e popullatës përdorën shërbime e-bankar, gjatë vitit numri është dyfishuar, përkatësisht 31,1 për qind e popullsisë përdor internetin për e-bankar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close