LajmeRajon

Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kur të ketë marrëveshje politike, do të ketë lajm nga ai.

Këtë deklarim, Kurti e bëri duke hyrë në ndërtesën e kuvendit, aty ku po e pret për takim kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan IndeksOnline.

“Kur të kemi marrëveshje politike, nga ana ime, mund të keni edhe material për lajme. Takimet me LDK-në nuk janë më lajm, janë përpjekje normale për konstituim sa më të shpejt të institucioneve”, tha Kurti shkurtimisht.

Nga ana tjetër, para takimit me Kurtin, Abdixhiku tha se fokusi mbetet te përmbushja e obligimeve kushtetuese.

“Do të vazhdojmë me punët tona që duhet të bëjmë që të konstituohet kuvendi. Nuk ka asnjë arsye që të vonohet konstituimi i Kuvendit. Po më lejoni të shkoj në takim, e pas takimit do të deklarohem”, tha ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close