LajmeRajon

Kurti nga Gjilani: Nëse Prokuroria e ka të rëndësishme dëshminë time, duhet të vijë tek unë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i është përgjigjur urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës që të paraqitet në Prokurori ku është ftuar në cilësinë e dëshmitarit lidhur me çështjen e rezervave shtetërore.

Edhe pse duhej të paraqitej në ora 10:00 në Prokurori, Kurti nga Gjilani ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë, por i ka ftuar hetuesit e Prokurorisë Speciale që t’i shkojnë në zyrën e tij.

Sipas Kurtit, ka pasur raste më parë kur “hetuesit kanë ardhur në zyrën e kryeministrit, edhe madje jo vetëm si dëshmitarë, por edhe të pandehur”.

“Nëse Prokuroria e ka pas të rëndësishme dëshminë time, ai duhet të vinte te ne. Kjo prokurori më shumë po e lufton qeverinë sesa krimin e korrupsionin”, tha Kurti të martën në Gjilan.

Related Articles

Back to top button
Close
Close