LajmeRajon

Kurti në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e panelit të diskutimit mbi sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.

Në komunikatë bëhet e ditur se qëndrimi i Kurtit do të jetë njëditor, dhe ku krahas kësaj do të ketë edhe takime me zyrtarë të institucioneve.

Paneli është organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’./21Media

Related Articles

Back to top button
Close
Close