LajmeRajonTopLajm

Kurti me deklaratën e parë pas përfundimit të votimit: Ruajtja e vullnetit të qytetarëve është vendimtare (VIDEO)

Me përfundimin e procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar përmes një video-mesazhi, në të cilin u është drejtuar drejtpërdrejt komisionerëve dhe vëzhguesve zgjedhorë.

Kurti theksoi se vullneti i qytetarëve tashmë është i vendosur në kutitë e votimit, duke nënvizuar se ruajtja dhe mbrojtja e këtij vullneti është thelbësore për legjitimitetin dhe kredibilitetin e gjithë procesit zgjedhor.

“Mirëmbrëma të gjithëve,

Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit. Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor. Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij.
E për këtë gjë, mendjet, sytë dhe veshët tanë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Keni detyrë tejet të rëndësishme saqë vendimtare”, ka thënë Kurti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close