LajmeRajonTopLajm

Kurti mbërrin në Bratisllavë, në fokus: E ardhmja e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur sot në Bratisllavë ku do të marrë pjesë në konferencën për sigurinë globale, Globsec.

Edhe nga fotot e publikuara në Twitter nga Globesec shihet Kurti në ambientet e konferencës.

Ditën e djeshme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi se nuk do të shkojë në Bratisllavë, duke deklaruar se “është më e rëndësishme për të që të jetë me njerëzit e tij”. Burime të BE-së e përmendën Bratisllavën si vend të mundshëm takimi mes Kurtit dhe Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës e kishte shtyrë pjesëmarrjen e tij në këtë konferencë, pas situatës në veri. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha të martën, se për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja e kryeministrit Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, SH.T @albinkurti, ka mbërritur në Forumin #GLOBSEC2023 Bratislava. Dëgjojeni atë më vonë këtë mëngjes në një bisedë me titull: Në qendër të vëmendjes: E ardhmja e Kosovës”, shkruhet në njoftim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close