LajmeRajonTopLajm

Kurti: Kosova ka nevojë për zgjedhje, VV konfirmon rritje të madhe!

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se mbrëmë kishte një takim virtual me drejtorin e Global Europe Progam, në kuadër të Wilson Centerit me bazë në SHBA,  Daniel Hamilton, dhe me dhjetëra ekspertë të ndryshëm ndërkombëtarë nga Grupi Punues për Ballkanin Perëndimor në kuadër të kësaj qendre.

I shoqëruar nga sekretari për Marrëdhënie me jashtë, Kreshnik Ahmeti, Kurti prezantoi përvojën dhe sfidat e qeverisjes në nivelin qendror në pranverën 2020, përgatitjet tona në kuadër të qeverisjes alternative me pesë shtylla përkatëse të saj dhe rezultatet e suksesshme elektorale në Besianë e në Komunën veriore të Mitrovicës që konfirmuan rritjen e madhe të VETËVENDOSJE!-s.

“Situata në Ballkanin Perëndimor dhe dialogu me Serbinë ishin, po ashtu ndër temat kryesore të takimit. Aty paraqita qëndrimin tonë se dialogu duhet të jetë parimor dhe i definuar mirë, se Kosova ka nevojë për rilegjitimim të institucioneve përmes zgjedhjeve të reja, kurse Serbia ka nevojë për demokratizim dhe ballafaqim me të kaluarën. Gjithashtu, theksova se nuk duhet të synohet medoemos një përmbyllje e shpejtë e dialogut, por duhet t’i japim përparësi përmbajtjes, transparencës dhe gjithëpërfshirjes.

Për ne ishte shumë e vlefshme t’i dëgjojmë mendimet dhe analizat e pjesëmarrësve mbi çështjet e shumta të diskutuara, si situata politike në ShBA, shanset e restaurimit të raportit trans-atlantik për rajonin tonë, niveli i ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor dhe masat për parandalimin dhe kufizimin e ndikimit të tyre autoritar etj. Në fund të diskutimit, u pajtuam që ta thellojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, ka deklaruar Kurti.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close