
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur në telefon me William Ruto, pasi Kenia e ka njohur Kosovën.
Kurti ka thënë se i ka bërë ftesë Kenias që ta hap ambasadën e saj në Prishtinë.
“Sot është një ditë historike për Kosovën, pasi Kenia e ka njohur zyrtarisht republikën tonë. Pata kënaqësinë të flisja me Presidentin Ëilliam Ruto pas këtij momenti historik. Ftuam njëri-tjetrin për vizita zyrtare dhe ramë dakord që hapi tjetër të jetë vendosja e marrëdhënieve diplomatike”.
“Krenar dhe i nderuar nga kjo arrtje, i bëra një ftesë Kenias për të hapur një ambasadë në Prishtinë. Dy vendet tona ndajnë një histori sakrificash të mëdha për liri dhe pavarësi. Pres me padurim thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit tonë në kulturë, tregti dhe investime”, ka shkruar Kurti.



