
Kryetari i partisë më të madhe opozitare Maqedonase, Hristjan Mickovski një emision televiziv ka folur për frontin opozitar shqiptarë duke nxjerrë në sipërfaqe më shumë se çfarë duhej.
Mickovski dhe bashke partiakët e tij publikisht kanë shprehur qëndrimet e tyre në mbështetje të opozitës dhe këtë Mickovski e konfirmon kur flet se e din qëndrimet e Taravarit dhe se pret që Taravari të merr një veprim konkret për të mirën e tij, shkruan Top24
Ndryshe nga ana tjetër edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mbështet opozitën shqiptare madje së fundmi ata publikuan edhe një foto të përbashkët me katër liderët e partive politike të Maqedonisë së Veriut. Nuk dihet nëse Mickovski dhe Kurti janë në koordim për të ndryshuar me çdo kusht kursin properëndimorë të Maqedonisë së Veriut kur vet Albin Kurti ka marrë kritika të ashpra ditëve të fundit nga aleatët e Kosovës si SHBA dhe NATO.



