LajmeRajonTopLajm

Kurti darkon me Limaj, a do të ketë koalicion VV-Nisma?

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar këtë të premte për një darkë në një nga restorantet e kryeqytetit.

Burime të Kanal10 bëjnë të ditur se tema kryesore e takimit ka qenë mundësia e krijimit të një koalicioni të ri qeveritar.

Sipas të njëjtave burime, Kurti ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me tre deputetët e Nismës, shkruan Kanal10.

Limaj, përmes një koalicioni parazgjedhor me AAK-në, ka siguruar tre mandate në legjislaturën e re – pikërisht aq sa i mungojnë Kurtit për të formuar qeverinë vetëm me mbështetjen e Nismës dhe komuniteteve joserbe

Related Articles

Back to top button
Close
Close