
Fatmir Limani, duket qartë, nuk e ka të lehtë të përballojë çdo dalje publike të Fatmir Deharit. Sa herë që Dehari flet për punët e realizuara në Kërçovë, për projektet konkrete dhe për rolin e BDI-së në zhvillimin e qytetit, Limanit – siç thuhet në popull – po i thahet pështyma.
Sonte, në emisionin “Click” në TV21, Fatmir Dehari ishte i ftuar për të folur hapur për të arriturat dhe sfidat në Kërçovë. Por ajo që tërhoqi vëmendje ishte fakti se Fatmir Limani, ndonëse jo pjesë e debatit, e ndoqi emisionin me përkushtim të rrallë, duke anashkaluar angazhime të tjera, si për të thënë: “Le ta dëgjoj mirë se çfarë po thotë kundërshtari im!”
Dehari nuk ka nevojë të shpikë projekte – ai thjesht i tregon ato që tashmë janë bërë. Dhe kjo është frika më e madhe për një kandidat si Limani, që më shumë flet sesa vepron.




