LajmeMaqedoniTopLajm

Kumanovë, 31 persona me Kovid-19 apo në izolim e shfrytëzuan të drejtën e votës

Të pajisur me të gjitha masat mbrojtëse po bartin kutinë e votimit. Në rajonin e Kumanovës votuan 31 persona, 12 të diagnostikuar pozitivë dhe 19 të tjerë në karantinë. Procesi nisi në mesditë.

“Ky ekip prej 6 personash po shkon derë më derë nëpër lagjet e Kumanovës që qytetarët ta realizojnë të drejtën e votimit, të cilët janë në vetë-izolim apo të infektuar me CoVid-19”.

Autoritetet thonë se pas çdo ndërrimi të lokacionit ndërrohen pajisjet mbrojtëse.

Në ekipin e posaçëm zgjedhor bëjnë pjesë edhe persona. mjekësor, të cilët sipas rekomandimeve të Komisionit janë të siguruar me pajisje të plotë, vizerë, skafanderë, doreza, maska dhe dezinfektues – tha Dragan Jovanovski, Kryetar i KKZ- Kumanovë.

Në kushte të jashtëzakonshme pandemie, ky bord përpiqet që përveç votës të mos infektohet.

E dini që virusi është rreth nesh megjithatë protokollet plotësisht i mbrojnë jo vetëm anëtarët e bordit, por edhe ata të cilët do të votojnë – u shpreh Marijan Denkovski, Mjek në Bordin e posaçëm zgjedhor.

Të martën në këtë zonë do të votojnë edhe 189 persona me sëmundje të tjera kronike dhe të pafuqishmit për të dalë në vendvotime. Ndërkaq, në rajonin Kumanovës për këto Zgjedhje parlamentare të drejtë vote kanë 92.167 qytetar në 167 vendvotime.

Related Articles

Back to top button
Close
Close