
Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, Kushtrim Ramadani është propozuar për drejtor të MEPSO-s.
Siç mëson TV21, zëvendëskryetari KRrE-së, që të jetë drejtor i MEPSO-s, është propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Emërimi po vjen në kuadër të ndryshimeve në eshalonin e tretë, debati për të cilat, siç njoftoi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë fundjavës, është shterur.
Ndërkaq, kryeministri Zoran Zaev kohë më parë ka deklaruar, se drejtorët që propozohen nga Qeveria, do të emërohen deri kah mesi i tetorit.