KurioziteteLajmeRajon

Kukës, radioteknikja që theu tabutë/ Flet Aishe Llukovi: Në 1970 më thonin kjo është punë burrash

Në pension prej vitesh, por Aishe Llukovi nga Kukësi, profesionit të saj si radioteknike ia ka kushtuar plot 45 vite. Nuk ka mbaruar shkollë profesionale, por zanatin e mori nga mjeshtrat dhe gjatë punës me riparimin e radiove e më pas televizorëve

Një punë e hershme për një femër në mjediset ku kishte edhe paragjykimet e kohës, megjithatë Aishja ia ka dalë më së miri. Profesion i vështirë, por i bukur thotë Aishja pasi kishe të bëje me rrymë elektrike, por edhe kujdes gjatë punës në riparimin e defekteve.

Kërkesa dhe punë kishte shumë, pasi radio ishte i vetmi mjet komunikimi, ndërsa riparimin duhet ta bëje shpejt, për t’ju ardhur në ndihmë edhe atyre që vinin nga fshatra e zona ku nuk kishte mjete transporti.

Thotë se ka shumë nostalgji për punën e saj.

Këtë e reflekton pasi ruan me shumë fanatizëm këto mjete pune, që I mban këtu e gjysmë shekulli më parë Sot Aishe Llukovi i gëzohet pensionit e familjes me nipër e mbesa.

Related Articles

Back to top button
Close
Close