LajmeMaqedoniTopLajm

Kujdes në protestën e nesërme! Këta janë ish pjesëtarët e UÇK-së që kërkohen nga Interpoli i Serbisë (EMRAT)

Në komunikatën e saj, OVL-UÇK shprehet: “Shkuarja është vullnetare dhe besojmë se do të kemi mirëkuptimin e bashkëluftëtarëve tanë për rrethanat e krijuara. Kjo ngjarje është një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare dhe presim mirëkuptimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, e cila është anëtare e NATO-s”.

“Ne ju preferojmë luftëtarëve tanë të UÇK-së që mos me marr atë rrugë, sepse nuk kemi garanci. Edhe sikur ta kërkojmë, është e pamundur që shteti i Maqedonisë së Veriut të japë garanci kur je në listat e Europolit”.

“Automatikisht, kur futet letërnjoftimi në databazën e policisë kufitare dhe del se je i kërkuar, polici ka detyrim të të arrestojë. Prandaj u themi bashkëluftëtarëve tanë të mos marrin pjesë. Ka plot qytetarë që do marrin pjesë”, thuhet më tej në reagim.

Organizata thekson se protesta është paqësore dhe ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas OVL-UÇK-së, nesër në Shkup do të bashkohen edhe qytetarë nga Prishtina dhe Tirana.

Portali Top24 ka aritur të siguroj  një listë me më shumë se tetëdhjetë faqe të ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës, listë e cila dyshohet të jetë dorëzuar nga ana e Serbesisë në interpol, shkruan Top24

Sipas kësaj të gjithë të shënuarit në listë nëse kalojnë në pikën kuffitare me Maqedoninë e Veriut po ashtu të njejtët mund të arestohen pasi Maqedonia e Veriut është pjesë e Interpolit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close