LajmeMaqedoniPolitik

Ku mbeti edhe partia Vetëvendosje Kombëtare në Maqedoni, u paralajmërua muaj më parë

Skenës politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut, muajt e verës u paralajmërua se do ti shtohej edhe një subjekt i ri politik, i quajtur Vetëvendosje Kombëtare (VVK), që do t’i prijë politikologu Nevzat Dervishi.

Ai paralajmëroi një ideologji krejtësisht të re në skenën politike shqiptare të MV-së.

Fillimisht ai kishte thënë se me Vetëvendosjen Kombëtare, populli shqiptar në MV, do t’i hedh themelet e vetëvendosjes së brendshme në shtet, me të drejtë vendimmarrjeje në të gjitha nivelet e pushtetit shtetërorë.

Ai i bën thirrje popullit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, që në mënyrë masovike t’i bashkangjitet këtij projekti të pakthyeshëm kombëtar, projekt ky që do të jetë i pakompromis në drejtim të barazisë në shtet, i cili ka vetëm një emër Vetëvendosje Kombëtare (VVK). Por përkundër kësaj, kjo nismë s’doli në dritë. Nëse do aktivizohet edhe do ketë 10 subjekte politike shqiptare në Maqedoni. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close