LajmeMaqedoniTopLajm

KSHZ-ja bën përgatitjet e fundit për zgjedhjet, partitë shfrytëzojnë fundin e fushatës

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpërndau materialin e besueshëm zgjedhor në Komisionet Komunale Zgjedhore, ndërkohë që na ndajnë vetëm pak ditë nga votimet.

Me këtë përfundojnë të gjitha përgatitjet dhe do të jemi të gatshëm që prej ditës së hënë, kur votojnë të sëmurët me Covid dhe pastaj vazhdon me ditën e martë kur votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, deri në ditën e votimit që është dita e mërkurë më 15 korrik – deklaroi Ever Salihi, anëtar i KSHZ-së.

Më 13 korrik do të votojnë rreth 700 persona në izolim dhe vetizolim, përfshirë edhe të sëmurët me virus korona, që janë paraqitur dhe u është miratuar e drejta për të votuar. Kurse, të martën, më 14 korrik do të votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të cilët votojnë gjithmonë një ditë përpara zgjedhjeve. Numri i tyre është rreth 9 mijë e 200.

Partitë politike janë duke shfrytëzuar tre ditët e fundit të fushatës zgjedhore për të bindur qytetarët të zgjedhin opsionin e tyre politik. Heshtja zgjedhore fillon të dielën në mesnatë dhe do të zgjasë më shumë se zakonisht.

Në ditën e diel, më data 12 korrik në ora 00 përfundon fushata zgjedhore dhe heshtja zgjedhore fillon nga data 13 – u shpreh Ever Salihi, anëtar i KSHZ-së.

Heshtje do të jetë në data 13, 14 dhe 15 korrik, deri sa të mbyllen vendvotimet, deri në ora 21.

Related Articles

Back to top button
Close
Close