LajmeMaqedoniTopLajm

Kryetari i Likovës, Erkan Arifi: Vullneti i banorëve të Vaksincës është shembull për të gjithë

Me iniciativë të banorëve të fshatit Vaksincë, sot u zhvillua një aksion pastrimi në disa lokacione: lumi i Gorubincës, çeshma “Kroi i Kolës” dhe përroi i gjyshes. Aksioni u mbështet edhe nga Komuna e Likovës përmes N.K.P. “Pisha”, e cila angazhoi punëtorët dhe makineri për realizimin e këtij aktiviteti, njofton Top24

Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, falënderoi veçanërisht banorët e Vaksincës që, përveçse u përfshinë në pastrim, vunë në dispozicion edhe makineri të tyre. “Angazhime të tilla meritojnë vlerësim nga të gjithë,” theksoi Arifi.

Ai njëherit bëri apel deri tek banorët e pandërgjegjshëm që të mos hedhin mbeturina në hapësirat publike, pasi për një shumë simbolike këtë shërbim e kryen ndërmarrja “Pisha”. “Nëse vazhdohet me këtë gjendje të papranueshme, jemi të detyruar të ndërmarrim masa ndëshkuese,” paralajmëroi kryetari.

Nga ana tjetër, banorët shprehën indinjatën e tyre dhe kërkuan të merren masa të menjëhershme ndaj atyre që ndotin hapësirat.

“Kujdesi për ambientin nuk është vetëm çështje peizazhi më të bukur, por edhe pasqyrim i vetëdijes sonë kolektive,” përfundoi Arifi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close