
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi në cilësi të shefit të Delegacionit të AP-së të Procesit të Bashkëpunim në Evropën Juglindore do të marrë pjesë në Sesionin e tetë plenar të AP-së të PBEJL-së që do të mbahet nga sot deri më 23 qershor 2021 në Antali, në organizim të kryesimit turk me Procesin 2020-2021. Në përbërje të Delegacionit janë deputetët Pavle Trajanovi dhe Hysni Ismaili.
Siç informoi pres shërbimi kuvendor, para mbajtjes së sesionit plenar, mbledhje do të mbajnë tre Komitetet e Përgjithshme edhe atë ekonomi, infrastrukturë dhe energji, drejtësi, punë të brendshme dhe bashkëpunim për siguri dhe zhvillim social, arsim, hulumtim dhe shkencë, si dhe Komiteti i Përhershëm.
Pritet që në sesionin plenar të miratohet Deklaratë përfundimtare.
Krahas kësaj, kryetari do të ketë takime bilaterale me delegacionet e pranishme.
Delegacioni i Kuvendit më 23 qershor në Stamboll do të ketë takim me Asaf Haxhievin, sekretar i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi (PABSEK). Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 22 qershor të vitit 2021 gjatë Asamblesë së Përgjithshme PABSEK në Moldavi, do të bëhet anëtare e kësaj organizate, që është ndërtim i një ure të re të miqësisë me botën, theksohet në kumtesën e Kuvendit



