
Kryetari i komunës së Bogovinës,Feti Abazi së bashku me bashkëpunëtorët e tij sot janë pritur në ambasadën e Kosovës në Shkup nga ana e ambasadorit Florian Qehaja. Qëllimi i këtij takimi sipas Abazit është vazhdimësi e takimeve për prezantimin dhe njohjen e përfaqësueseve diplomatik për vizionin e ri të komunës së Bogovinës, shkruan Top24
Në vazhdën e takimeve për prezantimin dhe njohjen me vizionin e ri të Komunës së Bogovinës, sot realizuam një takim zyrtar në Ambasadën e Republikës së Kosovës. U pritëm me një mikpritje të ngrohtë dhe vëllazërore nga Ambasadori Sh.T.Z. Florian Qehaja.
Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe respekti të ndërsjellë, duke reflektuar lidhjet e veçanta miqësore dhe vëllazërore që Ambasadori ka me Komunën e Bogovinës.
Gjatë bisedës, e njoftuam Ambasadorin se tashmë kemi të miratuar projektin ndërkufitar me Komunën e Mamushës, të financuar nga Bashkimi Evropian, në sferën e ambientit jetësor. Po ashtu, u dakorduam për rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar dhe atij rajonal me komunat në Kosovë.
Ambasadori na ftoi në pritjen zyrtare me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ftesë që e pranuam me shumë kënaqësi, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë për përkrahjen e iniciativave të tjera ndërkufitare dhe rajonale.
E falënderova Ambasadorin në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Bogovinës dhe u dakorduam që së shpejti të na kthejë vizitën.



