
Kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu nëpërmjet një postimi në faqen e tij fejsbuk ju uron gjithë shqiptarëve Vitin e Ri!
Të dashur qytetarë,
Derisa po e përmbyllim vitin 2024, më lejoni të ju drejtohem me disa fjalë për momentet që po lëmë pas.
Me përgjegjësi them se po përmbyllim një vit të suksesshëm në realizimin e objektivave tona, në të gjitha planet që kanë të bëjnë me investimet në ngritjen e cilësisë së jetës, standardit dhe mirëqenies së përgjithshme.
Me angazhim dhe përkushtim të vazhdueshëm edhe gjatë vitit 2025 do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e projekteve për zhvillimin e gjithmbarshëm, për jetë më të mirë për çdo banor të komunës sonë.
Viti që po lëmë pas, ka qenë sa i vrullshëm aq edhe vendimtar në shumë aspekte.
Uroj që viti 2025 të jetë një vit i begatë për të gjithë, një vit i ndryshimeve pozitive, një vit që do të sjellë mirëqenie më të mirë për të gjithë.



