
Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu përmes një postimi në profilin e tij në Fb ka uruar mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit, shkruan TOP24.
Emshiu në profilin e tij në FB shkruan:
Të nderuar mësimdhënës,
Me respektin më të thellë, shfrytëzoj rastin t’iu uroj festën e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, duke e çmuar kontributin dhe mundin tuaj!
Kjo ditë gjithmonë na përkujton sakrificën e të parëve tanë për zhvillimin e arsimit kombëtar.
Komuna e Bogovinës vazhdimisht është e përkushtuar që të investojë në arsim dhe infrastukturë shkollore, për krijimin e kushteve më të mira dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit.
Sinqerisht,
Besnik Emshiu



