
Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Türkiye-s (TBMM) Mustafa Şentop, në kuadër të vizitës së tij dyditore në Maqedoninë e Veriut është takuar me homologun e tij Talat Xhaferi. Şentop dhe delegacioni shoqërues u pritën nga Xhaferi në Kuvend. Takimi mes delegacioneve u mbajt mbyllur për media.



