
Kryministri Zoran Zaev, gjatë ditës së sotme u takua me ambasadoren e Portugalisë në vend Marija Virzhinja Pina. ambasadorja Pina përcolli mbështetjen e fuqishme nga Portugalia dhe nga kryesimi portugez për europerspektivat e vendit.
Ambasadorja e Portogalisë në Vend Marija Virzhinja Pina njoftoi se Portogalia si vend që kryeson me Këshillin e BE-së, vlerëson se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të jetë pjesë e familjes së BE-së.
Ky, është rast me zhvillimin e raporteve të mira fqinjësore me Greqinë dhe Bullgarinë, por edhe proceset reformuese në plan vendor, për shkak të të cilave, Portugalia, si vend që kryeson me Këshillin e BE-së, vlerëson se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të jetë pjesë e familjes së BE-së.
Kryeministri Zaev u shpreh mirënjohës për angazhimet e Portugalisë, në kuadër të kryesimit portugez, për vazhdimin e procesit për zgjerimin e BE-së, përmes zgjidhjeve kreative, të cilat vendi ynë i vlerëson si bazë e mirë në zhvillimin e raporteve me Republikën e Bullgarisë.
“Treguam si shtet se jemi demokraci funksionale multietnike, që është fuqishëm e përcaktuar drejt vlerave evropiane. Mbështetja e vendeve anëtare të BE-së është shumë e rëndësishme për ne. Por, qëndrimi ynë është se për atë që është punuar, është koha të jepet mirënjohje përmes një hapi konkret në rrugën tonë të integrimit evropian”, tha Kryeministri Zaev.
Ndërkaq, në ndër pengesat për fillimin e negociatave aderuese në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, është Bullgaria e cila qe një vit e gjysmë ngecë një gjë të tillë duke e kushtëzuar vendin që t’i pranojë rrënjët bullgare të identitetit kombëtar maqedonas dhe të gjuhës maqedonase. Kryeministri Zaev disa herë ka përsëritur se për këtë çështje nuk negociohet, por precizohen afate për zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Sofja një ditë para vizitës së Zaevit rikujtoi se as në samitin e BE-së gjatë javës së ardhshme nuk do ta tërheqë veton për Shkupin. /KlanMacedonia





