
Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka kërkuar mbështetje nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar Spanjën të rimëkëmbet nga ajo që ai e quajti “përmbytjet më serioze që kontinenti ka parë deri më tani këtë shekull”.
“Ne jemi në komunikim me Komisionin Evropian dhe kemi filluar procedurat për të kërkuar ndihmë nga Fondi Evropian i Solidaritetit dhe për përdorimin e burimeve të tjera mbështetëse të komunitetit nga Bashkimi Evropian”, tha Sanchez gjatë një konference për shtyp në Madrid.
Bëhet e ditur se përmbytjet shkatërruese deri më tani kanë marrë jetën e 211 personave.



