BotaLajme

Kryeministri japonez shpërndan parlamentit për të hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba shpërndau parlamentin për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme të planifikuara për më 27 tetor, transmeton Anadolu.

Vetëm tetë ditë pas marrjes së detyrës, kjo është shpërndarja më e shpejtë e Dhomës së Përfaqësuesve nga një kryeministër në Japoni që nga Lufta e Dytë Botërore, njoftoi agjencia e lajmeve “Kyodo”.

Më herët, kabineti miratoi vendimin e kryeministrit për shpërndarjen e parlamentit.

Kjo vjen pasi Partia Liberal Demokratike në pushtet është përfshirë në një skandal fondesh.

Sipas agjencisë së lajmeve, fushata zgjedhore në Japoni do të fillojë më 15 tetor dhe votimi do të mbahet më 27 tetor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close