
Kryeministri i ri i Sirisë, Mohamed al Bashir i cili do ta udhëheq vendin në periudhën e tranzicionit, në një intervistë për “Al Xhezira” premtoi stabilitet dhe qetësi për popullin sirian, të lodhur nga lufta që zgjati më shumë se 13 vite.
“Koha është që njerëzit t’i gëzohen stabilitetit dhe qetësisë, të kujdesen për veten e tyre dhe të dinë se çfarë bën qeveria, t’u ofrojë atyre shërbimet që u nevojiten”, tha Bashir i emëruar në këtë funksion nga rebelët islamikë pas rënies së presidentit Bashar Asad.
Bashir përforcon parimin e një qeverie që “do të udhëheq aktivitetet vijuese deri në mars të viit 2025, derisa të zgjidhen çështjet kushtetuese”, njoftojnë mediat siriane.



