LajmeMaqedoniTopLajm

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Të gjithë punëtorët që punojnë të dielën duhet të marrin 50% paga më të larta

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veirut, Dimitar Kovaçevski është shprehur se të gjithë punëtorët të cilët punojnë të dielave duhet të marrin të paktën 50 për qind paga më të larta.

Komentet Kovaçevski i bëri gjatë vizitës së tij në fabrikën “Dura Automotiv Sistems” ditën e sotme, ku tha se ligjet duhen respektuar maksimalisht.

“Puna e punëtorëve duhet të vlerësohet dhe respektohet siç duhet. Ky ligj ka një efekt shumë pozitiv në ekonomi, stimulon punëtorët dhe ndikon pozitivisht në produktivitetin e tyre, gjë që është në interes të vetë kompanive.

Ligji për ditën jopune të së dielës do të japë rezultate të shkëlqyera në rritjen e produktivitetit të kompanive dhe përmirësimin e ekonomisë”, ka deklaruar Dimitar Kovaçevski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close